Lajmet e fundit

Ky taksist, i cili edhe pse nuk ka leje pune, pret udhëtarë gjithë ditën, e shpesh edhe natën.
Si Januz Rusinovci janë edhe mbi 1000 taksistë të tjerë në Prishtinë, të cilët fajin po ia hedhin komunës që nuk po i lejon të punojnë ilegalisht.
Ata ankohen se në qytetet tjera nuk mund të punojnë, pasi mund të dënohen nga inspektorët.
Por, tashmë duket se zgjidhja e këtij problemi do të bëhet shumë shpejt.
Sipas Jusuf Azemit, kryetar i Sindikatës për Punëtorët e Sektorit Privat, të gjithë taksistët që kanë punuar me leje deri me 31 dhjetor të vitit që shkoi, do t’i marrin lejet e reja.
“Pajisja me to do të bëhet deri në fund të janarit”, ky ka qenë premtimi që Azemi mori nga nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, me të cilin të mërkurën pati një takim.