Mbi 300 gurore vendore janë në pritje të rilincesimit. Por, një telashe të tillë s’e ka ndërmarrja “Sharrcem” në pronësi të “Titanit” grek, të cilës shteti ia dha licensën për 15 vjet.
Siç merr vesh Klani nga burimet, për dhënien e autorizimit pati presionin nga Zyra Ndërlidhëse Greke ndaj qeverisë, raporton Klan Kosova.
Mirëpo këtë e ka mohuar vetë ndërmarrja. Presioni nuk u përmend as nga misioni diplomatik grek, por ai vlerësoi vendimin e institucioneve.
Teksa televizioni ka dërguar pyetje për këtë çështje edhe në Qeverinë e Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje.
E shoqatat e biznesit kërkojnë që e njëjta procedurë të zbatohet edhe për kompanitë e tjera.
Kujtojmë se Klani raportoi në korrik se Kosova importoi 51 mijë tonë zhavorr nga Serbia.
Për detaje shtesë, klikoni në kronikën e mëposhtme:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.