Lajmet e fundit

Ish kundërkandidati i Donald Trump që konkurroi kundër tij për të fituar kandidimin zyrtar të republikanëve për President të SHBA-së, Ted Cruz, ka thënë se do votojë për Trump.
Pas disa pyetjeve të gazetarëve të hënën Senatori i Teksasit e ka pranuar që do votojë për kandidatin republikan, transmeton Klan Kosova.
“Jam duke bërë gjithçka që ta mundim Hillary Clinton. Nëse ajo zgjedhet, do të jetë një katastrofë absolute”, ka thënë Cruz.
Më pas ai ka shtuar se asnjë çështje nuk është më e rëndësishme se Gjykata e Lartë duke thënë se është e domosdoshme që të mbahet një shumicë republikane në Senat.
Gjatë garës për të fituar kandidimin zyrtar të republikanëve Cruz dhe Trump, kanë përdorur fjalë shumë të rënda kundrejt njëri – tjetrit.