Lajmet e fundit

Me rastin e mbajtjes së ditëve të diasporës e cila organizohet nga Drejtoria për Integrime dhe Diasporë, teatri ''Istref Begolli'' në Pejë, duke qenë pjesë e këtij programi do të shfaqë komedinë e autorit Ruzhdi Pulaha.
Komedia quhet ‘’Dinjiteti’’, dhe është realizuar në regjinë e Agim Selimaj e në role luajnë: Fidan Moni, Shpresa Salijaj, Flormend Shabaj, Agon Bala, Fitore Broqi, Aida Alidemi dhe Fisnik Sykaj.
Shfaqja do të ipet me 21 korrik në orën 20:00.