Lajmet e fundit

Një ekip të tërë e ka pas vetes. Por tash e tutje, Rijad Mehmeti, do të ketë zyrtarisht edhe mbështetjen e plot kompanive.
“Team Rijad”, këtë të martë në Klan Arena u shndërrua në fondacion, i cili do të kujdeset që fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë krejt kushtet e infrastrukturën e nevojshme, raporton Klan Kosova.
Që jeta e Rijadit 19 vjeçar dhe krejt fëmijëve tjerë të kësaj shoqërie të lehtësohet, u kërkua që edhe më tepër njerëz të bashkohen në misionin e tyre.
Por veç donacionet nuk mjaftojnë.
E rëndësishme është që të krijohet ndërgjegjësim shoqëror.
Adriatik Kelmendi, anëtar bordi i fondacionit “Team Rijad”, tha se përpos telasheve të shumta me të cilat përballet kjo kategori e fëmijëve, ata diskriminohen edhe në shkollë.
“Ndonëse kërkohet që shkollat të kenë asistentë, nuk ka, shohim edhe diskriminim që mësuesit nuk i pranojnë në klasën e tyre këta fëmijë…”, deklaroi Kelmendi.
Kompanitë që deri tash ndihmuan këtë iniciativë u zotuan se do të vazhdojnë tutje angazhimin. /Klankosova.tv