Lajmet e fundit

Sipas raportimeve të policisë thuhet se ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Drenas, përderisa është arrestuar edhe i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ishte duke drejtuar veturën e tij me targa vendore e nga pakujdesia ka goditur viktimën në fjalë e cila edhe është dërguar pa shenja jete në QKMF – Drenas, transmeton Klan Kosova.
Hiq më mirë punët nuk qenë në Deçan ku sipas policisë bëhet e ditur që një banor përderisa ishte duke drejtuar automjetin Kombi- bus, nuk kishte vërejtur dot që prapa tij kishte hipur në rimorkion e tij një fëmijë e për një çast të pësoi rënie në tokë duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Ndërkaq kjo nuk ishte e gjitha sipas raportimeve të autoriteteve policore në Prizren janë arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë pasi të njëjtit ishin kapur në flagrancë duke vjedhur gjësende të ndryshme në një qendër tregtare, transmeton Klan Kosova.