Lajmet e fundit

A është fati i formimit gjenetik kur bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës?
Një analizë e të dhënave nga më shumë se 55 mijë njerëz mund të sjell përgjegjie.
Ajo konstaton se duke jetuar drejtë, duke mos konsumuar duhanin, duke ushtruar dhe duke ngrënë një dietë të shëndetshme të kombinuar me fruta, perime dhe drithëra, njerëzit mund ta mposhtin edhe rrezikun më të keq gjenetik të sëmundjeve, njofton Klan Kosova.
‘’ADN-ja nuk është fati gjenetik, kjo nuk përcaktuese për këtë sëmundje’’ ka thënë Dr.Sekar Kathiresan, Drejtor i Qendrës për Kërkime Gjenetike të Njeriut në Spitalin e Massachusetts.
Hulumtimi nga Dr. Kathiresan dhe nga kolegët e tij, është përpjekja e parë për të përdorur grupe të mëdha të të dhënave për të vë në lojë efektet e gjeneve dhe mënyrën e jetesës rreth sëmundjeve të zemrës.
Rreth 365 mijë njerëz vdesin nga sëmundjet koronare të zemrës- lloji më i zakonshëm – çdo vit në SHBA dhe në mbarë botën, është një nga vrasësit më të mëdhenj.
Prandaj hulumtimi tregon se gjenet mund të dyfishojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës por një mënyrë e mirë jetese mund ta mposht atë, njofton Klan Kosova.