Lajmet e fundit

Ushqimi mund të jetë një instrument mjaft efektiv për të qetësuar fëmijët tuaj.
Në qoftë se janë të mërzitur apo janë nevrik, shumë prindër përdorin ushqimin për ti bërë ata të ndihen mirë.
Mirëpo cilat janë efektet e përdorimit të ushqimit si mjet për trajtimin e mërzisë dhe stresit ?
Në qoftë se ju jepni ushqimin fëmijëve, qoftë si dhuratë se janë sjellë mire apo që të ndihen mirë, në baza të rregullta, atëherë më vonë mund të kenë probleme me të ushqyerit emocional.
Sipas disa studimeve të bëra së fundmi, fëmijët e moshave katër deri në gjashtë, preferojnë të ushqyerit para lojës. Tendenca që të hanë më shumë përderisa përjetojnë ndonjë emocion rritet.
Ndërsa fëmijët, të cilët kanë ngrënë si ngushëllim nëse janë ndier keq apo dhuratë nëse janë sjellë mirë, kanë gjasë më të madhe që të përdorin ushqimin si një mekanizëm mbrojtës kur ndihen të emocionuar më vonë në jetë.
Mësimi i fëmijëve që të ushqehen kur janë të uritur dhe të ndalojnë kur janë të mbushur, është një nga mësimet më të rëndësishme që shpesh e marrim si të mirëqenë.
Të ushqyerit emocional lidhet me obezitetin e gjithashtu me zhvillimin e disa çrregullimeve të tjera.
Për të luftuar këtë, mënyra se si i ushqejmë fëmijët tanë, si dhe mësimet se si të përdoret ushqimi, janë po aq të rëndësishme sa edhe vetë ushqimi që konsumojmë.