Lajmet e fundit

Njëvjetori i pavarësisë, vendit i solli edhe një televizon.
Më 17 shkurt 2009, filloi punën televizioni që krahas emrit të shtetit e bartë edhe emrin Klan.
E për këto 8 vite, ky medium arriti të fuqizohet e të bëhet një prej televizoneve më të mëdha në vend.
Dhe gjithë kjo duke mbuluar në terren hallet e qytetarëve të thjeshtë.
Me rastin e ditëlindjes së tetë të Klanit kanë folur veteranë e profesorë të gazetarisë, njofton Klan Kosova.
Për më shumë detaje ndiqeni kronikën e Artiana Matoshit.