Lajmet e fundit
Mësohet se ngjarja ndodhi mes dy grupesh ku përmes veturave në ngasje, shtien me armë ndaj njëri-tjetrit.

Një person raportohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën sonte në Tophane.
Mësohet se ngjarja ndodhi mes dy grupesh ku përmes veturave në ngasje, qëlluan me armë ndaj njëri-tjetrit, njofton Klan Kosova.
Lidhur me këtë rast, Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
''Rreth ores 21:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur një person të plagosur ( në këmbë), i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht nga njësitet policore është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje'', ka konfirmuar për klankosova.tv, Flora Ahmeti, nga zyra e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.