Lajmet e fundit

Të paktën gjashtë persona u plagosën në dy raste të të shtënave në Minneapolis të Minnesotas së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Televizioni amerikan CNN raporton se oficerët, të cilët kishin dëgjuar të shtënat, kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes gjetën dy burra që ishin plagosur në këmbë.
Një zëdhënës i policisë lokale tha se në një parking në afërsi kanë gjetur një armë.
Vetëm 15 minuta më vonë, jo shumë larg nga vendi ku ndodhën të shëntat e para , përsëri u dëgjuan të shtëna.
Sipas raportimeve katër persona të tjerë u plagosën - tre burra dhe një i mitur.
Policia arrestoi një të dyshuar në lidhje me të shtënat në rastin e dytë, përcjellë Klan Kosova.