Lajmet e fundit

Disa të shtëna janë dëgjuar pas disa shpërthimeve që goditën Kabulin në Afganistan.
Incidenti thuhet se ka ndodhur në lagjen Shaw-e Naw në veri-perëndim të qytetit.
Policia konfirmoi për mediat afgane se një shpërthim kishte ndodhur por megjithatë detajet ende janë të paqarta, transmeton Klan Kosova.
Kabuli ka përjetuar një numër sulmesh vdekjeprurëse këtë vit, që fajësojnë talebanët apo të ashtuquajturin Shtet Islamik.