Lajmet e fundit

Në Info Magazine në Klan Kosova në lidhje direkte për të raportuar në lidhje me gjendjen e tanishme që po ndodhë në Pejë ishte gazetari Rilind Matoshi.
Sipas gazetarit Matoshi, i cili i solli edhe informacinet e fundit, në Pejë ka disa të arrestuar përshkak se janë dëgjuar të shtëna armësh.
''Në ora 16 e 20 pati edhe të shtëna me armë, përkatësisht në rrugën Mbretëresha Teutë, biseduam me zëdhëndësin e policisë ku edhe ka konfirmuar rastin për të bërë të ditur se tashmë ka edhe të arrestuar''.
''Në Pejë është bërë edhe një aktivitet ku qytetarët e kësaj komune kanë dhuruar gjak’’
''Prezent në asamblenë e sotme në Pejë nuk bënin pjesë opozitarët''.