Lajmet e fundit

Një 28-vjeçare mësohet se është plagosur me armë zjarri pranë një parukerie në qytetin e Lezhës.
Rrethanat e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta, por dyshohet se objektiv i autorit ka qenë një person tjetër dhe aksidentalisht plumbat kanë kapur të plagosurën me inicialet E.N., e cila është transportuar në spitalin e Lezhës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkruan Top Channel.
Policia e Lezhës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka filluar hetimet për identifikimin e arrestimin e autorit të kësaj ngjarje.