Lajmet e fundit

Janë raportuar të shtëna në klubet e resortit meksikan, Playa del Carmen.
Njerëzit që ishin duke marrë pjesë në një festival të muzikës elektronikë thanë se kanë dëgjuar të shtëna por kjo akoma nuk është konfirmuar.
Të shtëna të tjera janë raportuuar edhe në një ngjarje tjetër, në një festival që mbledh shumë turistë, transmeton Klan Kosova.
Të shtënat në klubet meksikane nuk janë shumë të pazakonta pasi ato kryesisht lidhen me luftë mes bandash, ndonëse vendet që më shumë janë cak I këtyre sulmeve janë vende ku nuk rrijnë turistët.