Lajmet e fundit

Një këmbësor dhe një polic kanë vdekur pasi një person i armatosur palestinez ka hapur zjarr nga makina e tij në Jeruzalem, tha policia izraelite, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Gjashtë persona të tjerë u plagosën në sulmin që filloi në Ammunition Hill.
Vrasësi ka gjuajtur në një ndalesë të tramvajit. Ai u ndalua pas një ndjekje të policisë dhe hapi zjarr përsëri, duke vrarë një polic para se të qëllohet për vdekje.
Policia tha se sulmuesi ishte një palestinez nga Jeruzalemi Lindor.
Stacioni i tramvajit është gjithashtu afër selisë së policisë.
The Jerusalem Post tha se të vdekurit ishin një grua 60-vjeçare dhe një i polic i forcave speciale operative.