Lajmet e fundit

Të shtëna armësh janë raportuar në qytetin Dueren në veri të Gjermanisë. Mediat gjermane kanë raportuar se në skenën ku ka ndodhur incidenit ka prezencë të shtuar të policisë dhe se kjo zonë është bllokuar.
Këto të shtëna që kanë ndodhur para pak minutash kanë ndodhur në afërsi të një salloni të ondulimit, transmeton Klan Kosova.
Ndonëse nuk ka më shumë detaje, Policia beson se i armatosuri ka hyrë brenda ndërtesës ku besohet se po e mbanë edhe një person peng.