Një polic është vrarë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë gjatë të shtënave në qytetin Kisimi në Floridën qendrore.
Tre të dyshuar në këto të shtëna janë arrestuar kurse në kërkim është edhe personi i katërt, transmeton Klan Kosova.
Sulmi ndaj policëve ka ardhur derisa ata ishin duke i kontrolluar personat e dyshuar në pjesën e qytetit e njohur për shitje dhe shpërndarje të drogës, ka thënë shefi i policisë lokale, Jeff O’Deal, duke shtuar se policët nuk kishin mundësi që t’ua kthenin zjarrin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.