Lajmet e fundit

Disa të shtëna janë dëgjuar gjatë një bastisje kundër terrorizmit në kryeqytetin belg, Bruksel.
Sipas Reuters, nga këto të shtëna është plagosur lehtë një zyrtar, transmeton Klan Kosova.
Një prokuror ka thënë se kjo bastisje kishte të bënte me sulmet e Parisit që la të vdekur 130 njerëz në nëntorin e vitit të kaluar.
Policia belge ka qenë në përpjekje për të gjetur militantët e Shtetit Islamik të cilët ishin të përfshirë në sulmet me bombë.
Zëdhënësi i prokurorit, Eric Van Der Sypt, ka thënë se këto të shtëna kanë lidhje me hetimin mbi sulmet e Parisit.
Në këto momente është duke ndodhur një operacion i madh policor në këtë zonë dhe raportohet për të paktën dy persona të cilët gjenden në arrati.