Lajmet e fundit

Tre persona janë plagosur mbrëmë në kryeqytetin serb, Beograd.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Beogradin e Ri me ç`rast dy nga të plagosurit janë në gjendje të lehtë, kurse i treti rëndë.
Zëdhënësi i Ndihmës së Shpejtë, Nada Macura i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve "Tanjug" se në mesin e të plagosurve është edhe një femër, transmeton Klan Kosova.