Lajmet e fundit

Policia në Rajonin e Mitrovicës, gjatë dy ditëve të fundit ka konfiskuar tri armë, në Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare.
"Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët në ahengje familjare, ndërsa pas procedurave intervistuese tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’".
Policia apelon te qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje dhe dasma është i sanksionuar me ligj, transmeton Klan Kosova.