Sot rreth orës 06:40, në fshatin Strellc të Deçanit janë raportuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.
Njësitet relevante policore janë ende në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv. zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.