Lajmet e fundit

Në orët e vona të mbrëmjes në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë në rrugën “Demokracia” te kompleksi QAFA por që për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
Ai ka bërë të ditur se njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe se në lokacion janë gjetur edhe disa dëshmi (gëzhoja) të armës.
Hoxha ka thënë poashtu se rasti është duke u hetuar nga kompetentët policor bazuar në informacionet e poseduara dhe dëshmitë e gjetura.