Lajmet e fundit

Mbrëmjen e kësaj të mërkure dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person në Mitrovicë.
Këtë rast e ka konfirmuar edhe Zyrtari për informim i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ndërsa shtoi se me urgjencë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, njofton Klan Kosova.
''Personi i plagosur po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë'', është shprehur ai.
Plagosja mësohet se ndodhi rreth orës 22:00 dhe policia pohon se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës.
Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me rastin.