Në Kiev, një burrë hapi zjarr ndaj një turme, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke plagosur 10 të tjerë.
Forcat e policisë dhe ekipet speciale e neutralizuan atë, shkruan
Ansa, raporton KlanKosova.tv.
Sipas burimeve lokale, besohet se autori i të shtënave është një burrë rreth të gjashtëdhjetave, identiteti i të cilit nuk dihet. Sipas banorëve, burri i panjohur hapi fillimisht zjarr ndaj njerëzve. Më pas ai u barrikadua në një dyqan, duke marrë peng disa persona, përfshirë një roje sigurie./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.