Lajmet e fundit

Restoranti "Soul Food" i reperit T.I. ishte skena e një shkëmbimi zjarresh me një grup të konsumatorëve duke lënë kështu një njeri të plagosur dhe të tjerë të arrestuar për drogë, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.
Të shtënat kanë ndodhur në natën e diel, dhe sipas policisë, incidenti ka filluar brenda restorantit ku një grup prej 5 ose 6 njerëzve filluan përleshjen.
Stafi kishte hedhur njerëzit jashtë, por policia thotë se lufta në mes tyre vazhdoi në parking, transmeton Klan Kosova.
Policia po i përgjigjeshin një thirrjeje rreth të shtënave, kur ata u larguan me Porsche. Policët thonë se kishin gjetur viktimë me gjakderdhje, por ai gjithashtu kishte edhe një qese sende me 240 gram marihuanë dhe 600 dollarë para të gatshme.
Viktima u ndëshkua për posedim të marihuanës.
I gjithë incidenti u kap në kamerat e sigurisë së restorantit.