28.06.2017 · përditësuar para 3321 dite1 min lexim
Ky është momenti rrëqethës kur klientët që ishin brenda një dyqani të Apple tmerrohen nga frika dhe fshihen nën karrige dhe tavolina, pasi dëgjojnë disa të shtëna të armëve, transmeton Klan Kosova.
Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në një dyqan të Apple në New York, ndërsa persona që kishte shtënë me armë është identifikuar si Tasheem Maeweather i cili këto ditë është dënuar me shtatë vite burg.
Pamjet e publikuara nga policia janë marrë nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda dyqanit, ku shihen dhjetëra qytetarë të frikësuar që vraponin si të çmendur për ta shpëtuar kokën e tyre nga ndonjë plumb i mundshëm.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.