Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të marte në SHBA, shumë pranë selisë së rrjetit social “Youtube” në San Bruno, në veri të Kalifornisë.
Mediat amerikane raportojnë se përgjegjëse për të shtënat afër në selisë së “Youtube” është një grua, dhe ajo është vrarë nga forcat policore.
Zyrtarë të Shëndetësisë thanë për median lokale “KTVU” se kanë pritur një fluks pacientësh, por pa dhënë detaje të hollësishme, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa stafi i gjigantit teknologjik, “Youtube” në San Bruno në Kalifornia është evakuuar pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.