Një numër personash me aftësi të kufizuara bredhin rrugëve të Prishtinës, sikur edhe qyteteve tjera, njofton Klan Kosova.
Ata mund të hasen kudo, në sheshe e vende tjera.
Por, ndonëse qëndrimi në ambient të hapur mund të sjellë pasoja të mëdha edhe për vetë shëndetin e tyre e edhe për të tjerët, bredhjen e tyre nëpër rrugë nuk mund ta ndalë askush.
Madje as vet Ministria e Shëndetësisë, e cila ka për detyrë kujdesin shëndetësor të njerëzve.
Kështu të paktën thotë zëdhënësi i këtij dikasteri qeveritar, Faik Hoti.
E kur policia apo Gjykata e vlerësojnë se këta njerëz mund të jenë të dëmshëm edhe për vetën e edhe për të tjerët, trajtimin shëndetësor të tyre e bën Klinika e Psikiatrisë.
Por, kësaj kategorie e cila pothuajse është e braktisur tërësisht nga familja, Mecinaj thotë se mund t’iu ofrojë vetëm trajtim ditor ose intensiv mjekësor.
Mirëpo, edhe në Qendrën për Shëndet Mendor thonë se kanë strehuar mjaftë raste të tilla, të personave me aftësi të kufizuara mendore.
Drejtori i këtij institucioni Sami Rexhepi, tha se vetëm këtë vit kanë pranuar disa raste.
Sipas tij, ata nuk janë aspak të rrezikshëm, njofton Klan Kosova.
Por, Rexhepi thotë se qëllimi i kësaj qendre nuk është vetëm strehimi.
Ai shtoi se riintegrimi në jetën shoqërore të pacientëve është synimi kryesor i këtij institucioni shëndetësor.
E për këtë gjë, neuropsikiatri Rexhepi thotë se është më së i domosdoshëm bashkëpunimi me familjet e të strehuarve këtu.
E një ndër vendet ku Qendra për Shëndet Mendor i strehon këta persona që kanë shkathtësi të kufizuara mentale, është edhe kjo shtëpi rintegruese në Bresje të Fushë Kosovës.
Këtu, për shumë vite qëndrojnë dhjetëra të tillë.
Ndonëse këto nuk janë raste shumë të rënda të çrregullimeve mendore, e as të rrezikshëm për shoqërinë, këta rezidentë të kësaj Shtëpie Riintegruese, megjithatë janë të braktisur nga familja.
E më qëndrimin dhe kushtet këtu, ata thonë se janë shumë të kënaqur
E që jeta e tyre këtu të jetë sa më e mirë, koordinatori i kësaj shtëpie riintegruese, Valdet Buja, thotë se zbatojnë plane e rregulla të caktuara me ta.
Ka shumë arsye pse këta njerëz janë në gjendje të tillë mendore, sipas psikiatrit, Fahri Drevinja.
Raste të tilla ka pranuar, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes Qendrës për punë sociale. Sipas Zyrtarit të kësaj ministrie, Qazim Gashi, del se aktualisht ky institucion ka të strehuar 136 persona.
Por, në Ministrinë e Shëndetësisë tkanë thënë se nuk kanë informacione e shifra të sakta se sa është numri i personave me aftësi të kufizuara mendore që bredhin rrugëve.
Kronikë e Rozafa Selmanajt.
klankosova.tv