Lajmet e fundit

Gazetarë, politikanë dhe njohës të teknologjisë nga e gjithë bota u bënë bashkë në Klan Arena.
Ndonëse nga fusha të ndryshme, ata i mblodhi një diskutim mbi ruajtjen e integritetit të informacionit dhe ndikimin në demokraci.
Në konferencën e tretë me radhë nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) pikë kyçe janë të rinjtë, sepse ata njihen si një nga tragetet kryesore për tentativa dezinformuese.
Këta të fundit, në bazë të gjetjeve, nuk e dinë as si të dallojnë lajmet e rreme nga ato të vërteta.
NDI gjeti mbi 2000 artikuj me informacion të çrregulluar në vend, derisa Kosova po prin në rajon me diskutimet politike në rrjete sociale.