Lajmet e fundit

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansoi sot Analizën e Pulsit Publik mbi çështjet e rinisë, financuar nga USAID në Kosovë, që analizon perceptimet, qëndrimet dhe pritjet e të rinjve në Kosovë lidhur me kënaqshmërinë e tyre me situatën e përgjithshme në Kosovë, migrimin, arsimin, punësimin, marrëdhëniet ndëretnike dhe perspektivat për të ardhmen.
Anketa është zhvilluar në janar të vitit 2018 me452 respondentë kosovarë të moshës prej 14 deri 35 vjeç.
Rezultatet tregojnë se pjesa më e madhe e respondentëve janë pesimistë lidhur me të ardhmen e Kosovës, përderisa shumica prej tyre konsiderojnë se mungesa e rasteve për punësim, varfëria, nepotizmi dhe korrupsioni janë sfidat kryesore të perspektivës së tyre në Kosovë.
Ky studim gjithashtu mori parasysh mendimet e shtatë fokus grupeve me 82 respondentë nga Prizreni, Gjilani, Mitrovica, Graçanica, Mitrovica e veriut, Peja, dhe Prishtina. Të dhënat u analizuan duke përdorur Paketën Statistikore për Shkencat Shoqërore (SPSS) dhe analizën tematike për përmbajtjen e grupeve të fokusit.