Lajmet e fundit

Molto është e ulur në një ulëse të vogël në anije formë tulle, vepër e artistit Alexis Leyva Machado, i njohur si Kcho. Njerëzit përreth saj janë të zënë me laptopët e tyre, tabletat dhe telefona të mençur. Ajo është njëra nga dhjetëra të rinj që me shumë durim përpjekën të lidhen në internetin e parë të lirë në Kubë në studion e artit Kcho në El Romerillo.
Molto, 18 vjeçare është studente e telekomunikacionit në Havana.
“Në kolegj, ne rregullojmë kabinat e telefonit dhe makinat e vjetra.” Molto thotë se ajo mban një Iphone në njërën dorë në anën tjetër kontrollon laptopin e saj me tjetrën. E veshur me një këmishtë të ngushtë të shkurtër, Molto me flokë të shkurtra të lyera ka edhe një piersing në hundë. Duke iu referuar studimeve ajo thotë se shumica e punës që ata e bëjnë është teorike. "Është e gjitha thuajse shumë teorike, sepse ne kemi shumë pak kompjuterë e thuajse fare internet”, shkruan Foreign Policy, transmeton Klan Kosova.
Pas gjysmë ore përpjekje, Molto heq dorë për ta hapur faqen e saj të facebook-ut edhe fytyrat e të rinjve përreth saj ende duken të fokusuar fort në ekranet e tyre duke pritur për tu lidhur në internet. Ata, sikurse Molto janë pjesë e gjeneratës mijëvjeçare të Kubës, një grup i të rinjve të cilët nuk e identifikojnë më vetën me ideologjinë revolucionare të vendit të tyre. Ata nuk janë aq të dhënë për politikën as nuk janë të interesuar për të punuar për shtetin për një pagë mujore rreth 15 deri 20 dollarë.
Monica Molto ishte 11 vjeçare kur Fidel Castro lëshoi pushtetin, dhe ajo nuk mban mend fjalimet e tij tejet të gjata, në të cilat ai sulmon dhe fyen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kritikonte popullin kuban të dëgjonin idetë e tij në lidhje me socializmin.
Asaj nuk i kujtohen as lidhjet e Kubës me Bashkmin Sovjetik, e quajtur si Periodo Especial, periudha e veçantë as nuk e kujton kur e famshmja Coppelia që ishte dyqan akulloresh kishte më shumë se një shije për ditë. Revolucioni kubanez ishte diçka që ajo e kishte mësuar në shkollë dhe është pak më shumë se aq për të tani- diçka që ka ndodhur shumë kohë më parë . Kjo nuk është pjesë e saj.
Në ditët e sotme, megjithatë në Kubën e saj pavarësisht që shumica e popullsisë ende punon për shtetin, pjesa më e madhe e pagës së njerëzve është “tregu i zi”, sidomos në qytete. Sistemi nuk funksionon më. Është një thënie që shumë njerëz e pëlqejnë ta përsërisin:”Shteti pretendon të na paguajë, dhe ne pretendojmë të punojmë”.
Ajo është pjesë e një kolektiviteti ambicioz dhe kreativ që është në rritje, të përbërë me muzikantë të rinj, dizajnerë, valltarë, aktorë dhe artistë – që nuk kanë pasuri materiale, por tani janë duke e kërkuar vendin e tyre në një skenë alternative (private) jashtë procedurave zyrtare”
Ata duan më shumë.. klankosova.tv