Lajmet e fundit

YMCA në Kosovë i ka bërë thirrje komuniteteve lokale të bashkohen dhe mbështesin sfidën globale vjetore këtë të shtunë, për të festuar ditëlindjen e 176-të të YMCA-së.
Çdo vit, sfida botërore ka angazhuar qindra komunitete në të gjithë botën në një veprim të përbashkët solidariteti, ndërsa në vitin 2020 do të marrë formën e një Sfide Globale me Foto dhe përmbajtje dixhitale në internet.
YMCA, që shërben në 6 komuna të Kosovës dhe targeton 20 mijë të rinj dhe të reja çdo vit, po fton njerëzit që të mësojnë më shumë për punën e tyre dhe të bashkohen në sfidën botërore me foto për përvjetorin e YMCA-së.
“Këtë do ta shihni në 120 shtete ku YMCA operon, të lidhen me komunitetet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë, të tregojnë punën e tyre ndërkohë që edhe do të kënaqen duke realizuar foto me materialet që simbolizojnë YMCA-në. YMCA-të nëpër glob do të lundrojnë nëpër rrjete sociale me foto të anëtarëve të tyre, vullnetarëve, dhe udhëheqësve duke pozuar dhe shfaqur aktivitetet e YMCA-së së tyre”, thuhet në komunikatë.