Lajmet e fundit

Mungesa e mjeteve financiare për të studiuar, papunësia, cilësia e dobët e mësimdhënies, liberalizimi i vizave, janë vetëm disa nga problemet që të rinjtë kosovarë kishin identifikuar përgjatë një viti në rubrikën “VOX” të Radios Evropa e Lirë.
Viti 2015 kishte nisur me një numër të madh të qytetarëve, kryesisht të rinj, të cilët e braktisnin Kosovën për një jetë më të mirë në ndonjërin nga shtetet e Bashkimit Evropian.
Migrimi në një vend evropian ishte parë si dëshira dhe shpresa e shumë të rinjve nga Kosovë.
Të rinj të intervistuar, kishin thënë se arsyeja e largimit nga Kosova po bëhet për shkak të mungesës së perspektivës dhe kushteve jo të mira ekonomike e sociale.
Ata cak për një jetë më të mirë e kanë ndonjë vend të Bashkimit Europian.
Shkrimi i plotë mund ta lexoni në Radio Europa e Lirë.