Lajmet e fundit

Në kuadër të konferencës Ndërkombëtare studentore “Model European Union Kosova 2017” u mbajt mbledhja simulative e këshillit të ministrave të BE-së.
Këtu të rinjtë nga shtete e ndryshme të Bashkimit Evropian diskutuan për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në këtë takim u tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet që të jetë pjesë e Evropës.
Kjo konferencë u organizua nga Instituti Chat në bashkëpunim me Beta në partneritet me kolegjin AAB.
Modeli i Bashkimit Evropian, gjithashtu i njohur si MEU është një konferencë simulimi ndërkombëtare, e procesit legjislativ të Kombeve të Bashkuara, e cila synon që të lidhë të rinjtë nga e gjithë Evropa për të mësuar në lidhje me funksionimin e brendshëm të BE-së dhe procedurave të saj legjislative.