Lajmet e fundit

Në Kosova Direkt i ftuar ishte kryetari i të rinjëve të PDK-së, Xhevat Dervishaj i cili po qëndron në sheshin Adem Jashari në Drenas.
Të rinjtë e PDK-së po festojnë drejtpërdrejt nga sheshi Adem Jashari.
Ai ka folur për dy kandidatët që do të konkurojnë për tu zgjedhur president të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Rafet Ramën të cilët vijnë nga i njëjti vend.
"Sigurisht që qytetarët ndjehen mirë që dy kandidatët janë të të njëjtit vend".
Ai ka folur lidhur me mirënjohjen që Rinia Demokratike i ka bërë Hashim Thaçit për kontributin e tij të dhënë.
"Këto janë disa minuta të përmbledhjes së biografisë së Hashim Thaçit nga lufta e UÇK-së deri te Shpallja e Pavarësisë së Kosovës".
Sipas Dervishaj edhe pse Rafet Rama është i guximshëm, megjithatë i preferuari i tij është Thaçi.
"Rafet Rama është njeri i guximshëm por Hashim Thaçi është fokusi në zgjedhjen për President të Kosovës."