Lajmet e fundit

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shqipëri po protestojnë sot para katër institucioneve qeveritare, për t’u bashkuar më pas para Kryeministrisë.
Fillimisht ata janë grumbulluar para Ministrisë së Shëndetësisë, Arsimit dhe Ministrisë së Brendshme. Më pas ishin para Bashkisë së Tiranës për të vijuar drejt Kryeministrisë.
Të rinjtë protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë për korrupsionin dhe kontratat koncesionare të firmosura nga ministri Ilir Beqaj, shkruan gazeta Shekulli.
Ndërsa para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë protestojnë kundër reformës në arsimin e lartë. Para Ministrisë së Brendshme për situatën e drogës dhe para Bashkisë së Tiranës, për vdekjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e plehrave në Sharrë.
Pas ministrive, në orën 12:00 të rinjtë do mblidhen para Kryeministrisë në tubim kundër kryeministrit Edi Rama.