Lajmet e fundit

Aleanca e të Rinjve të Kosovës ka njoftuar se sot në orën 09:00 do të zhvillojë një protestë simbolike para ndërtesës së Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës, për të shprehur mospajtimin e tyre me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
"Ky do të jetë paralajmërimi i fundit se nuk do të tolerohet vendosja e kufirit në dëm të Kosovës" thuhet në një njoftim të zyrës për media të AAK-së, transmeton Klan Kosova.