Lajmet e fundit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Qendra për Studime të Avancuara FIT ka organizuar konferencë për shënimin e kësaj dite. Gjatë kësaj konference nxënësit pjesëmarrës në projekt kanë prezantuar punime të ndryshme të cilat si mesazh kishin vetëdijësimin e të rinjve për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit dhe poashtu kanë nënshkruar deklaratën “Bëhu i Përgjegjshëm, Thuaj jo Korrupsionit” .
Konferenca ka vazhduar me mbajtjen e një sesioni diskutimi me temën “Roli i Rinisë në Luftën Kundër Korrupsionit” me fëmije dhe një paneli i përbërë nga ekspert të fushës dhe përfaqësues të institucioneve.
Në hyrje të konferencës, zëvendësambasadorja Amerikane në Prishtinë, Colleen Hyland theksoi rolin që të rinjtë kanë në parandalimin e korrupsionit, transmeton Klan Kosova.