Lajmet e fundit
OVL e UÇK-së dhe familjarët e të rënëve në Kumanovë, kanë vendosur që të ndjerët të varrosen në Prishtinë.

Organizatat e dala nga Lufta bashkë me familjarët të rënëve në Kumanovë kanë vendosur që të ndjerët të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, 26.05.2015, në ora 17:00
Është themeluar edhe një Këshilli Organizues që do të merret me përgatitjen e organizimit të ceremonisë së varrimit
Ky këshill po diskuton edhe me familjarët e Beg Rizajt, që edhe ky i fundi të varroset në Prishtinë, pasi që për të, fillimisht, u vendos të varrosej në Gllogjan, transmeton Klan Kosova.
Këshilli Organizues, pas kontakteve me personat përgjegjës të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka vendosur që të gjithë Dëshmorët të varrosen me datën 26.5.2015, e martë, në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, në orën 17,00.
Për mbajtjen e Akademisë Komemorative dhe për nderimet që do t’u bëhen Dëshmorëve, opinioni do të njoftohet ditën e hënë.