Lajmet e fundit

A e dini se çfarë janë lajmet e rreme?
Sa herë ju ka ndodhur të lexoni a dëgjoni diçka dhe ta merrni si të vërtetë, duke mos e ditur se është një 'fake news'?
A e dini se çfarë duhet të bëni për ta kuptuar kur një informatë është e rrejshme?
Pse kanë nevojë mediet dhe njerëzit të bëjnë 'fake news'?
Kush është kryetari që fitoi në zgjedhje edhe falë lajmeve të rreme?
Cilët janë shembujt më drastikë të 'fake news' që i njeh bota, qysh para shumë shekujve e deri tashti?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i mësoni të premten, nga ora 21 e 15, duke ndjekur EDUMEDIA me Iliri Pirevën, një emisionin i Klan Kosova dhe OSBE-së, që i kushtohet ekskluzivisht edukimit medial.