Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit në Grupin B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Dardanët do të përballen me Slloveninë dhe Zvicrën.
Në listën kryesore të Fodës janë përfshirë emra të njohur si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Lindon Emërllahu, Amir Rrahmani dhe Valon Berisha, raporton Klankosova.tv.
? Portierë: Arijanet Muriç, Amir Saipi, Visar Bekaj, Faton Maloku
? Mbrojtës: Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi, Dion Gallapeni, Leard Sadriu
? Mesfushorë/Sulmues: Valon Berisha, Elvis Rexhbeçaj, Leon Abdullahu, Veldin Hoxha, Lindon Emërllahu, Muharrem Jashari, Meriton Korenica, Ermal Krasniqi, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Florent Muslija, Fisnik Asllani, Albion Rrahmani, Vedat Muriqi
Ndërkohë, Foda ka publikuar edhe listën e zgjeruar, ku përfshihen disa emra që mund të bashkohen me ekipin në rast nevoje:
Altin Gjokaj, Florent Hadergjonaj, Florian Haxha, Donat Rrudhani, Kreshnik Krasniqi, Behar Neziri, Ismet Lushaku, Ron Raçi, Bledian Krasniqi, Bersant Celina dhe Rilind Nivokazi.
Kosova ka gjasa të mëdha për kualifikim historik në Botërorin 2026 në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
