Lajmet e fundit

Programi i USAID-it “Të përmirësojmë Kosovën së bashku", ka organizuar konferenca “Përfaqësimi efektiv i interesave të komuniteteve në nivel lokal dhe qendror”, në të cilën u diskutua për mundësit e përmirësimit të komunikimit në mes të komunitetit shumicë dhe atij pakicë dhe mundësive ekonomike në komuna.
Në konferencë pjesëmarrës ishte edhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiç, i cili tha se ndjehet shumë i kënaqur që kontribuon në këtë projekt.
"Ne me pjesëmarrjen në këtë takim dëshirojmë që ta ngrisim në një nivel të lartë bashkëpunimin me zyrat komunale për komunitete dhe kthim”.
“Në këtë mënyrë të zgjidhim së bashku shumë probleme që qëndrojnë në rrugën e kthimit”.
Përveç Ministrit Jevtiç, në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në Kuvendin e Kosovës dhe deputetja e "Listës Serbe", Jasmina Zivkovic, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga kjo ministri.