Lajmet e fundit

Pasi që i ka intervistuar më shumë se 1,200 njerëzit më të pasur të botës në këto tre dekada, autori dhe milioneri Steve Siebold shprehet se të gjithë milionerët e kanë një veti të përbashkët: Janë egoist dhe nuk e qajnë kokën për këtë gjë.
Ai në librin e tij “Si mendojnë njerëzit e pasur”, shpjegon se njerëzit e pasur mendojnë që egoizmi është një virtyt, transmeton Klan Kosova.
“Të pasurit mundohen gjithmonë që të bëhen të lumtur”.
“Ata nuk pretendojnë ta shpëtojnë botën”.
“Nëse nuk kujdesesh për vete, atëherë nuk je në pozitë që ta ndihmosh askënd”.
“Ti nuk mund të dhurosh diçka që nuk ke”, u shpreh Siebold.