Lajmet e fundit

Stephen King
Është gjë e mirë të të quajnë mbret që në lindje, siç ishte e pashmangshme për shkrimtarin amerikan për shkak të mbiemrit? Me shumë mundësi Stephen King do të thoshte po. Ai ka shitur mbi 350 milionë libra ndërsa ruan një status të respektuar në rrethet e shkrimtarëve. Pasuria e tij vlerësohet në 400 milionë dollarë.
John Grisham
John Grisham i kishte idetë të qartë: donte të bëhej shkrimtar. Ashtu si Rowling, dorëshkrimet e Grisham u refuzuan disa herë. Por që nga publikimi i romanit "Firma" në vitin 1991, për dy dekada në vijim ai shkroi disa nga romanet më të shitur, shumë prej të cilëve janë edhe filma të suksesshëm. Pasuria e tij vlerësohet në 220 milionë dollarë.