Lajmet e fundit

Për mbështetjen e projektit ndërkombëtar të bamirësisë “The Street Store” në Rumani, shitorja e veshjeve urbane Ollie Gang Shop doli me një ide shumë interesante dhe krejtësisht të veçantë.
Pse të mos gjenerojnë lëvizje me një fushatë të egër, si ngacmues për një thirrje për angazhim të njerëzve që të dhurojnë rroba dhe këpucë për të pastrehët? Fotosesioni i të pa strehëve duke reklamuar atletet është realizuar në bashkëpunim me fotografin Andrei Nemirshi.
“Ne kemi fotografuar të pastrehë rreth Bukureshtit të veshur me atlete të shtrenjta, të pastra dhe plot "shkëlqim", në kontrast me rrobat e tyre të varfra dhe të pista. Kjo ishte fushata jonë e fundit e marketingut në mediat sociale, për të shitur koleksionet tona të reja” kanë thënë nga kjo shitore, transmeton Klan Kosova.
Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se me këtë kampanjë janë rritur shitjet ashtu si edhe ndërgjegjësimi për gjendjen e njerëzve të pastrehë si qenie të pambrojtura, dhe të sfiduar njerëzit të dhurojnë rroba në rrugën Store.
Në fund të kësaj fushate, Ollie Gang Shop jo vetëm që dhuruan rroba dhe këpucë për të pastrehët, por edhe angazhuan njerëz për të mbështetur projektin.