Lajmet e fundit

Të paktën 96 persona kanë mbetur të vdekur, si pasojë e përplasjes së 14 vagonave të një treni ekspres indian.
Ngjarja ndodhi në veri të shtetit Uttar Pradesh, pasi vagonat dolën nga shinat, thanë zyrtarët policorë për mediat e huaja, njofton Klan Kosova.
Ky incident i cili përfundoi me fatalitet, ndodhi pas orës 03:00 të së dielës.
Sipas raportimeve, ekipet e shpëtimit janë detyruar të shkëpusin në dy pjesësh vagonat, për të arritur të shpëtojnë apo të nxjerrin sa më shumë trupa nga brenda, njofton Klan Kosova.
Përveç viktimave dhe dëmeve materiale, të plagosur kanë mbetur dhe 150 pasagjerë, disa prej tyre ende në gjendje të rëndë shëndetësore.