Lajmet e fundit

Të paktën gjashtë ushtarë të Jemenit dhe rreth 20 sulmues militantë janë vrarë në një sulm në bazën ushtarake afër aeroportit ndërkombëtar të qytetit jugor të Jemenit në qytetin e Aden.
Sulmi filloi kur dy kamikazë hodhën në erë makinën e tyre dhe më pas militantët e armatosur filluan sulmin në bazën Solaban, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm mirëpo ka pretendime që këtë sulme ka kryer i ashtuquajturi Shtet Islamik pasi njëjtë kishte sulmuar edhe më 27 qershor në portin jugor të Mukallas.
Ditëve të fundit ISIS ka kryer sulme të ndarë në Arabinë Suadite, Turqi, Bangladesh dhe Irak.