Lajmet e fundit

Tigrat, luanët, një hipopotam dhe kafshë të tjera ikur nga kopshti zoologjik në kryeqytetin e Gjeorgjisë pas përmbytjeve të rënda të shkaktuar nga vërshimet , duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë banorët në Tbilisi që të qëndrojnë brenda të dielën.
Së paku 12 njerëz janë vrarë në fatkeqësi, duke përfshirë tre punëtorë të kopshtit zoologjik, transmeton Klan Kosova.
Nuk pati raportime të menjëhershme që ndonjë prej viktimave ishin për shkak të sulmeve të kafshëve.
Një nga të vdekurit ishte Guliko Chitadze, një punojës i kopshtit zoologjik i cili ka humbur krahun nga sulmi i një tigri muajin e kaluar.
Presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margelashvili, i ka ngushëlluar familjet e viktimave të vërshimeve dhe ka premtuar fillim të shpejtë të procesit të rindërtimit.Zyrtarë të qytetit kanë thënë se vlerësohet se dëmet janë afro 10 milionë dollarë./klankosova.tv