Lajmet e fundit

Të paktën 12 persona janë konfirmuar të vdekur nga vërshimet që kanë prekur edhe Belgjikën.
Në rajonin e Ëallonia, më shumë se 21,000 njerëz janë pa energji elektrike.
Banorët e Liège u detyruan të evakuohen. Philippe Devos, një mjek në Liège, i ka thënë programit Today të BBC-së se si prindërit e tij u shpëtuan nga policia nga ujërat e përmbytjeve që ngriheshin me shpejtësi.
“Tani për tani uji është në tavanin e katit përdhes. Makina e tyre është nën ujë. Pra, nëse policia nuk do të kishte qenë atje brenda natës unë jam i sigurt se ata do të ishin bllokuar në shtëpinë e tyre si shumë qytetarë të tjerë”, tha Devos, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.